Pika kufitare në Bërnjak hapet për qarkullim, Jarinja mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbia
Pika kufitare në Bërnjak nga sot është hapur për qarkullim derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur”, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
(Kosova Sot Online)