Vdekja e punëtorit në Prizren, arrestohen mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy kompanive

  • E.k /
  • 05 October 2023 - 15:26
Vdekja e punëtorit në Prizren, arrestohen mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy kompanive

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona në lidhje me vdekjen e 18 vjeçarit në vendin e tij të punës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të arrestuarit dyshohet për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Të dyshuarit janë mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave punuese.

“Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve intenzive dhe mbledhjes së provave rreth rastit të ndodhur me datën 30.09.2023 i cilësuar ,, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ në të cilin rast dy viktima meshkuj kosovar shqiptar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasoj e lëndimeve viktima kishte ndërruar jetë.”

(Kosova Sot Online)