Ja pse Osmani e falënderon kryeministrin britanik Sunak

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 16:55
Ja pse Osmani e falënderon kryeministrin britanik Sunak

Në Granada të Spanjës, me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, është takuar preisndentja e Kosovës, Vjosa Osmani,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se ka pasur rastin që të informojë kreun e Qeverisë britanike për situatën e sigurisë në Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë dhe e ka falendëruar atë për forcat shtesë që Britania e madhe po dërgon në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Shefja e shtetit gjithashtu e ka falendëruar kryeministrin Suank pë ndihmën në ruajtjen kufirit dhe për të parandaluar akte të tjera agresioni.

Osmani ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës.

„Ne jemi mirënjohës që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë akte të mëtejshme agresioni.Serbia duhet të mbahet përgjegjëse“, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)