Zoran Vulletiq: Ekstradimi i Radojçiqit në Kosovë, në interes të së vërtetës

  • E.k /
  • 06 October 2023 - 08:23
Zoran Vulletiq: Ekstradimi i Radojçiqit në Kosovë, në interes të së vërtetës

Zoran Vulletiq, nga Forumi Demokratik Qytetar ka thënë se ekstradimin e Millan Radojçiqit në Kosovë ka qenë në interesin më të mirë të Serbisë, të Kosovës e, mbi të gjitha, të vërtetës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Por për një vendim të tillë më së shumti varet nga politika e cila na ka sjellë në këtë situatë dhe është e vetmja që mund të na nxjerrë nga kjo situatë tragjike”, ka deklaruar Vulletiq, teksa sqaroi se ky vendim do të ishte më e mira në përmirësimin e gjendjes dhe të raporteve mes Kosovës e Serbisë.

(Kosova Sot Online)