Vjosa Osmani e informon kryeministren estoneze për situatën e sigurisë në Kosovë

  • E.k /
  • 06 October 2023 - 13:08
Vjosa Osmani e informon kryeministren estoneze për situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje në Samitin e Granadas me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se e ka informuar kryeministren estoneze për situatën e sigurisë në Kosovës dhe për rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Osmani ka shkruar se e falënderon Estoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Në takimin tim me kryeministren @kajakallas dje në Granada e informova për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse. Falënderoj Estoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

(Kosova Sot Online)