
Për pritje të ngrohtë Osmani falënderon mbretin dhe kryeministrin e Spanjës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar udhëheqësit e Spanjës për mikpritjen ndaj saj, në përfundimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“E falënderoj Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë, duke bashkuar liderët evropianë në frymën e barazisë, si parim themelor i kësaj platforme. Mirënjohës Mbretit Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia, Kryeministrit Sanchez dhe zonjës Gómez Fernández për pritjen e ngrohtë në Alhambrën madhështore”, ka shkruar ajo.
Osmani në këtë samit në takimet që ka pasë me liderë europianë tha se ka kërkuar sanksionimin e Serbisë për agresion ndaj Kosovës.
(Kosova Sot Online)