Netanyahu publikon pamje nga droni: Filluam bombardimet, Izraeli do të fitojë

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 17:52
Netanyahu publikon pamje nga droni: Filluam bombardimet, Izraeli do të fitojë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar pamje të sulmeve të ushtrisë izraelite në Gaza, në kundërpërgjigje të inkursionit të militantëve palestinezë të Hamasit në Izrael të shtunën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne filluam. Izraeli do të fitojë”, ka shkruar Netanyahu në Facebook.

Netanyahu raportohet se ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden, të cilit sipas The Guardian i ka thënë se Izraeli po përgatitej për operacion tokësor në Gaza. Gjatë një telefonate dje, raportohet se Netanyahu i tha Bidenit se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të hyjë në Gaza.

Izraeli aktualisht po kryen “sulme në shkallë të gjerë” në disa qendra “strategjike” të Hamasit në Gaza dhe luftimet po vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)