Latifi: Prapa Hamasit është një dorë e fortë

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 21:31
Latifi: Prapa Hamasit është një dorë e fortë

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se Hamasi është vetëm një ekzekutues i sulmit terrorist, duke aluduar se një dorë e fortë ekziston mbrapa kësaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se mund të jetë Irani projektori i sulmit, që sipas tij po i konvenon ndalja e procesit të normalizimit të raporteve në mes Izraelit dhe disa shteteve arabe.

Sipas Laitfi befasimi i shërbimeve izraelite tregon për një inteligjencë dhe përgatitje të një shteti të fortë.

”Analistët që merren me këtë lëmi thonë se është sulmi më i madh në 50 viteve të fundit ndaj izraelit. Kjo tregon fuqia e madhe goditëse, inteligjenca e madhe e përdorur tregon se mbrapa këtij sulmi është një dorë e fortë. Hamasi është ekzekutues. Ka arritur me e shërby shërbimin inteligjent të Izraelit”, ka thënë Latifi.

Sipas Latifit, problemi në këtë konflikt është qëndrimi i disa vendeve në Lindjen e Mesme të cilët e kërkojnë zhdukjen e Izraelit. 

(Kosova Sot Online)