Moti sot në Kosovë i vranët dhe me diell, pasdite me riga shiu

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 08:20
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me diell, pasdite me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)