Vjosa Osmani pritet me ceremoni shtetërore në Kroaci

  • E.k /
  • 10 October 2023 - 10:18
Vjosa Osmani pritet me ceremoni shtetërore në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ceremoni në Kroaci nga homologu i saj, Zoran Milanoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fokusi i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković.

Po ashtu, Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

(Kosova Sot Online)