Osmani në konferencë me Milanoviq: Serbia do të ndihej më e fuqishme nëse s’ndëshkohet

  • S.A /
  • 10 October 2023 - 12:29
Osmani në konferencë me Milanoviq: Serbia do të ndihej më e fuqishme nëse s’ndëshkohet

Presidentja Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për media me homologun e saj kroat Zoran Milanoviq, ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për aktin agresor ndaj Kosovës dhe tha se duhet të shtohet siguria në kufirin me Serbinë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Presim edhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në ballafaqim me këtë sfidë të rëndë të sigurisë, e cila ta destabilizojë jo vetëm Kosovën, por mund të ketë pasoja shumë më gjerë. Kontributi juaj dhe i gjithë institucioneve të Kroacisë është qenësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Pas aktit të agresionit të 24 shtatorit, fokusi duhet të jetë vënia e gjithë autorëve të këtij akti para drejtësisë së Republikës së Kosovës. Marrja e garancive të forta të sigurisë, sidomos për ta ruajtur kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe frenimi i Serbisë, sanksionimi i Serbisë për veprimet e saj si masë parandaluese për sulmet e tjera në të ardhmen”.

Osmani në Zagreb paralajmëroi se mosndëshkimi i Serbisë mund të sjellë sulme të reja nga ajo ndaj Kosovës.

“Nëse s’ndërmerren masa nga komuniteti euroatlantik, Serbia do të ndihej më e fuqishme dhe më e inkurajuar nga mosndëshkimi”.

Presidentja Osmani edhe në Kroaci tha se është dëshmuar nga të gjitha provat e mbledhura nga veriu pas sulmit se qëllimi i Serbisë është aneksimi i veriut.

(Kosova Sot Online )