Vuçiqi falënderon Irakun për mosnjohjen e Kosovës

  • S.A /
  • 10 October 2023 - 12:44
Vuçiqi falënderon Irakun për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar shtetin e Irakut për mosnjohjen e Republikës së Kosovës, pas takimit me kreun e Parlamentit irakian, Muhamed El Halbusi, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka shkruar në Instagram të martën se ka pasur takim me El Halbusin, duke theksuar se kanë biseduar mbi përmirësimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Irakut, situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme.

“Falënderova për qëndrimin konsistent dhe parimor për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë dhe shpreha vendosmërinë që në periudhën e ardhshme të vazhdojmë bashkëpunim të gjithanshëm dhe reciprok”, ka shkruar presidenti serb.

(Kosova Sot Online )