Mbërrin nga Izraeli në Podgoricë një avion me udhëtarë, përfshirë edhe nga Kosova

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 16:00
Mbërrin nga Izraeli në Podgoricë një avion me udhëtarë, përfshirë edhe nga Kosova

Një mision evakuimi të suksesshëm, e ka kryer një avion i kompanisë ajrore, Air Montenegro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka bërë një njoftim zyrtar, duke theksuar se 101 pasagjerë nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia kanë mbërritur në Podgoricë.

Kjo mision evakuimi është ndërmarrë pas një fluturimi të mëparshëm të avionit “embraer 195”, i cili kishte dërguar 116 turistë izraelitë në Mal të Zi më 9 shtator.

Fluturimi për në Podgoricë është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit dhe është konsideruar një sukses i madh për ekipin e aviacionit dhe autoritetet e Malit të Zi.

“I jemi veçanërisht mirënjohës ekuipazhit që bëri fluturimin, për shembullin e tyre të guximit dhe profesionalizmit. Mali i Zi është krenar për ju”, thuhet në njoftimin e MPJ-së malazeze.

(Kosova Sot Online)