Masakër në Kfar Aza, gjenden 200 kufoma, mes tyre 40 fëmijë

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 20:41
Masakër në Kfar Aza, gjenden 200 kufoma, mes tyre 40 fëmijë

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në një zonë 200 metra afër kufirit me Gazën, në Kfar Aza ku janë gjetur trupat e vrarë të 200 izraelitëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mësohet se mes viktimave që janë ekzekutuar nga militantët e Hamasit janë dhe trupat e pajetë të 40 foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, disa prej tyre madje janë gjetur me kokë të prerë.

Ndërsa në Ashkelon janë dëgjuar shpërthime pak pasi skadoi ultimatumi i Hamasit që ishte caktuar në orën 17:00 me orën lokale, ora 16:00 me orën tonë.

Hamasi lajmëroi qytetarët të largoheshin nga qyteti bregdetar jugor izraelit, përpara se milicia palestineze të fillonte një sulm të rëndë ajror.  Menjëherë pas skadimit të ultimatumit, siç raportojnë mediat izraelite, janë dëgjuar shpërthime të forta.

Sirenat e alarmit u dëgjuan edhe në qytetet përreth si Be’er Sheva dhe në jug të Izraelit, thotë ushtria izraelite. Raketat e Hamasit, nga Gaza goditën Hotel Regina në Ashkelon dhe kolona tymi shihen pranë portit, raportojnë mediat izraelite.

Ushtria izraelite thotë se janë hedhur 15 raketa nga Libani drejt territorit izraelit, 4 prej të cilave janë interceptuar ndërsa të tjerat kanë rënë në zona të hapura.

(Kosova Sot Online)