Vjosa Osmani në Kroaci sot i adresohet komunitetit shqiptar

  • E.k /
  • 11 October 2023 - 08:10
Vjosa Osmani në Kroaci sot i adresohet komunitetit shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviq sot vazhdon ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kroaci, përcjell “Kosova Sot Online”.

E para e vendit sot do të bëjë dekorimin e tre personaliteteve të shquara. Ceremonia do të mbahet në Ambasadën e Kosovës në Kroaci.

Po ashtu Osmani do të ketë një bashkëbisedim me studentët e Libertas University me temën “Udhëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: “Çfarë vjen më pas”?.

Në qytetin e Karlovacit, ajo do të ketë një vizitë në një fabrikë të armëve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë edhe statujën e Nenë Terezës.

Në fund të agjendës së takimeve dhe aktiviteteve, Osmani do të ketë takim me komunitetin shqiptar në Kroaci, ku presidentja do t`ju adresohet komunitetit shqiptar.

(Kosova Sot Online)