
Osmani viziton kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka vizituar kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product, përcjell “Kosova Sot Online”.
Fotografi nga kjo vizitë ka publikuar vetë Presidentja Osmani, ku shihet me armë në dorë.
“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani, sipër fotografisë.
(Kosova Sot Online)