Në Gjilan gjobiten pronarët e kiosqeve afër shkollave, shkelën ligjin kundër shitjes së duhanit për personat nën 18-vjeç

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 15:48
Në Gjilan gjobiten pronarët e kiosqeve afër shkollave, shkelën ligjin kundër shitjes së duhanit për personat nën 18-vjeç

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Gjilanit ka gjobitur pronarët e kiosqeve afër shkollave për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën 18-vjeç, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se kohëve të fundit ka një shqetësim të madh lidhur me konsumimin e duhanit nga personat e mitur pranë hapësirave të shkollave.

“Inspekcioni i Gjilanit gjobit pronarët e kiosqeve afër shkollave për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën 18-vjeç

Gjilan, 11 tetor 2023 – Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit ka gjobitur disa kiosqe që gjenden afër shkollave, për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën moshën 18-vjeçare.

Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se kohëve të fundit ka një shqetësim të madh lidhur me konsumimin e duhanit nga personat e mitur pranë hapësirave të shkollave, ku edhe është vërtetuar pas inspektimeve.

“Inspektimet do të jenë në vazhdimësi dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre të cilët shkelin ligjin”, ka thënë e para e Inspekcionit në Gjilan:, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)