“Veriu tokë e askujt”, Rama mbron fjalët e tij në FT: Pse të mos jetë, atje lulëzojnë grupet kriminale

  • S.A /
  • 12 October 2023 - 12:01
“Veriu tokë e askujt”, Rama mbron fjalët e tij në FT: Pse të mos jetë, atje lulëzojnë grupet kriminale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbrojtur sot në Kuvend deklaratën e tij se “veriu është tokë e askujt”.

Rama tha se atje lulëzojnë grupet kriminale, transmeton "Kosova Sot Online".

“Pse nuk është tokë e askujt kur aty lulëzojnë grupe kriminale?! Kur nuk e di çdo të ndodhë nesër?! Si ishte Lazarati tokë e askujt ishte, shumë thjesht, u nxor nga konteksti duke u shfrytëzuar me epsh. Përfshirë edhe non gratat që e futën me dosjen e aktakuzës, atyre që propagandojnë aktakuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as debat i shëndetshëm demokratik, vetëm mbajtja ndezur e konfliktit, ato thonj juve u interesojnë kjo është tragjedia e Kosovës sot se kështu numërojnë se sa vota shtojnë, sa armiq pjekin për t’i dhënë miletit lugë bosh, gjithë kjo tollovi gërmash në lumenjtë e marrëzive të shkruar në të dyja anët gjaku i dëshmorëve të Kosovës”, tha Rama.

Rama gjithashtu përsëriti “domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i”.

“Furia mori edhe më fort përpjet qëndrimin tim të njohur. E kam thënë në samitin e NATO-s, mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i”, tha ai.

“Kufiri me Serbinë është katandisur prej vitesh në një rrjetë të çarë ngado, prej nga hyjnë sërbes armatime, drogë, dreqi me të birin, ndërkohë që forcat ekzistuese të kontrollit të kufirit janë krejt të pamjaftueshme”, tha Rama.

(Kosova Sot Online )