"Për mua natyrisht Ballkani Perëndimor është çështja më e madhe dhe më e rëndësishme në glob"

  • E.k /
  • 12 October 2023 - 15:26

Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se për të ky rajon mbetet pika kyçe dhe më e rëndësishme krahasuar me ato që po ndodhin në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, përcjell “Kosova Sot Online”.

I pyetur nëse problemet në Ballkan do duhej të ishin më të thjeshta se tjerat, Sarrazin është përgjigjur me humor.

Ai tha se Ballkani Perëndimor është çështje e rëndësishme dhe më e madhja në botë.

“Për mua natyrisht Ballkani Perëndimor është çështja më e madhe dhe më e rëndësishme në glob dhe sa më shumë njerëz e shohin kështu puna ime është më e sigurt” ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)