Shaheen dhe Welch do të zhvillojnë takim me kryeministrin Kurti

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 21:47
Shaheen dhe Welch do të zhvillojnë takim me kryeministrin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Takimi do të mbahet nesër në orën 10:00.

Zyra e Kurtit njofton se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Senatorët do ta nisin takimin fillimisht me presidenten Osmani, në orën 09:15 në kabinetin e saj, për të vazhduar në takim me kryeministrin Kurti.

Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

(Kosova Sot Online)