Kërcënoi me vrasje ambasadorin amerikan, arrestohet një burrë në Beograd

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 08:11
Kërcënoi me vrasje ambasadorin amerikan, arrestohet një burrë në Beograd

Në Beograd është arrestuar 50-vjeçari S.B pas kërcënimit me vrasje të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka konfirmuar për Tanjug, kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq.

I arrestuari, siç dyshohet, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar ndër të tjerash, “Koha për një të shtënë të re nga Gavrilo Princip mu në kokën e okupatorit Christopher Hill”.

I dyshuari akuzohet për vepër penale kundër personave të mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar, tha prokurori Stefanoviq. I dyshuari brenda 48 orësh do të sillet në prokurorët për t’u marrë në pyetje.

(Kosova Sot Online)