Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Suharekë

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 12:03
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë ka ndodhur dje një vjedhje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton policia, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, duke vjedhur para, stoli ari dhe argjendi në vlerë të konsiderueshme.

Rasti është në hetime.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe argjendi në vlerë te konsiderueshme. Nga njësitë relevante policore po kryhen veprime hetimore”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)