Haxhiu e Nagavci nënshkruajnë udhëzues për parandalimin e kryerjes së veprave penale nga nxënësit në Kosovë

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 15:54
Haxhiu e Nagavci nënshkruajnë udhëzues për parandalimin e kryerjes së veprave penale nga nxënësit në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar një udhëzues, sipas të cilit do të parandalohen kryerjet e veprave penale nga nxënësit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haxhiu thotë se ndër synimet e udhëzimit është parandalimi i kryerjes së veprave penale nga nxënësit, e veçanërisht të fëmijëve që nuk i kanë mbush 14 vjeç.

“Synimet e këtij Udhëzuesi janë si në vijim: Nxitja dhe përkrahja e ndërmjetësimit si metodë e përshtatshme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve ndërmjet bashkëmoshatarëve në institucionet e arsimit para-universitar, mosmarrëveshjeve dhe konflikteve të shkaktuara si rezultat i dhunës: Parandalimi i kryerjes së veprave penale nga nxënësit, veçanërisht të nxënësve/fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë penale (fëmijëve që nuk i kanë mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet)”, thotë ministrja.

(Kosova Sot Online)