Begaj pas takimit me Milanoviq: I shpreha shqetësimin për armatimin e rëndë e përdorur nga grupi terrorist serb në Kosovë

  • E.K /
  • 18 October 2023 - 14:12
Begaj pas takimit me Milanoviq: I shpreha shqetësimin për armatimin e rëndë e përdorur nga grupi terrorist serb në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj foli edhe për agresionin e Serbisë të datës 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

“I shpreha shqetësimin mikun tim, lidhur me përgatitjet dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorur nga grupi terrorist. Nënvizova, nevojën e rritjes së presionit nga ana e Bashkimit Evropian për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive me ndikim të drejtpërdrejt për paqen dhe rajonin”, tha Begaj.

(Kosova Sot Online)