Kurti godet PDK-në: Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 19:12
Kurti godet PDK-në: Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush

Shteti i së drejtës duhet të ketë “Drejtësi në gjykatore, drejtësi për viktimat dhe drejtësi në trajtim” dhe si i tillë do të bëhet shteti me reformat e ndërmarra, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kurti përmend reformat që i ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim.

Kryeministri deklaron se dhuna në familje dhe në baza gjinore vazhdon të mbetet brengë shoqërore dhe institucionale.

Tutje, Kurti ka folur edhe për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, për të cilin tha se PDK po të mos e dërgonte në Kushtetuese, puna e Byrosë do të fillonte para fundit të vitit.

“Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush. Por motivin dhe qëllim nuk arrijnë ta fshehin dot”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)