Vdes një person në Fushë Kosovë, ra në kontakt me rrymën

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 09:30
Vdes një person në Fushë Kosovë, ra në kontakt me rrymën

Një person ka vdekur dje në Fushë Kosovë, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 18.10.2023 – 11:32. Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)