Tentoi t’u jepte ryshfet policëve në Klinë, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 09:46
Tentoi t’u jepte ryshfet policëve në Klinë, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar dje në Klinë për dhënie të ryshfetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, thuhet se ai në këmbim të mosshqiptimit të një gjobe në trafik u kishte ofruar para zyrtarëve policorë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjera.

(Kosova Sot Online)