Osmani e falënderon historianin Noel Malcolm për kontributin e tij

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 18:06
Osmani e falënderon historianin Noel Malcolm për kontributin e tij

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e saj historianin anglez Noel Malcolm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se atë e ka falënderuar në emër të popullit të Kosovës për kontributin e dhënë në përgatitjet e argumenteve të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës. Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Malcolm ka punuar si një gazetar politik, historian dhe akademik, aktualisht një anëtar i lartë kërkimor në Kolegjin All Souls, Oxford. Ai është autor edhe i disa librave, disa prej të cilave kanë subjekt shqiptarët dhe Kosovën.

(Kosova Sot Online)