Flet amerikani që humbi shikimin në sulmin në festivalin “Supernova” në Izrael

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 08:19
Flet amerikani që humbi shikimin në sulmin në festivalin “Supernova” në Izrael

Një amerikan i cili ishte me pushime në Izrael është me fat që është gjallë pasi mori pjesë në festivalin e muzikës izraelite “SUPERNOVA” që u pushtua nga terroristët e Hamasit.

Liroy Alex, 28 vjeç, nga Çikago, ishte me miqtë kur militantë të armatosur zbritën nga qielli pasi kaluan me paraglide mbi kufirin izraelit nga Gaza. Ai ka bërë ndërhyrje në njërin sy tek i cili ka humbur edhe shikimin.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se copëza xhami nga shpërthimi i një makine i hynë në sy gjatë sulmit çka ka bërë që të humbë shikimin në njërin sy.- Advertisement –

Ai tha se kishte ardhur si vizitor dhe do të qëndronte 2 javë, ndërsa bashkë me disa miq ishin organizuar të ishin pjesë e festës që në orët e para të mëngjesit u kthye në tragjedi.

“Kishim planifikuar të shkonim në këtë festë bashkë me disa miq, do qëndronim 3-4 orë dhe do të ktheheshim në Tel Aviv, por ajo që ndodhi në orën 6 të mëngjesit nuk ishte e zakontë. Në këtë moment 3-4 mijë njerëz që ndodhshin në atë vend të hapur u sulmuan, unë dhe shokët e mi u sulmua kur po përpiqeshim të largoheshim. Ishin terroristë të Hamasit me motoçikleta dhe armë në dorë që sulmonin njerëzit. Disa prej tyre ndaluan dhe nisën të gjuanin me armë drejt nesh, një makina shpërtheu dhe copëzat e saj na kanë plagosur. Na u desh të qëndronim të fshehur në një zonë të sigurt për disa orë”, tregoi ai.

(Kosova Sot Online)