Deputeti nga Estonia thotë se shteti i tij po e përcjell me vëmendje situatën e sigurisë në Kosovë

  • S.A /
  • 25 October 2023 - 12:35
Deputeti nga Estonia thotë se shteti i tij po e përcjell me vëmendje situatën e sigurisë në Kosovë

Kryetari i Grupit të Miqësisë Estoni – Kosovë, Parlamenti i Estonisë, Kristo Enn Vaga, tha se shteti i tij po e përcjell me vëmendje situatën e sigurisë në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai u ka bërë thirrje të dy shteteve që të punojnë për shtensionimin e situatës. Madje ka garantuar mbështetjen e shtetit të tij në çdo hap për Kosovën. Ai pohoi se do të punojë me vendet anëtare që të gjendet paqe në rajon.

“Sigurisht që ne diskutuam për situatën në Kosovë. Parlamenti i Estonisë me vëmendje e ka përcjellë situatën. Kosova po punon, por edhe duhet që të punojë në shtensionim të situatës. I bëjmë thirrje Serbisë të punojë në shtensionim të situatës që të gjendet një zgjidhje.

Ne po e montojmë situatë dhe do ta ndihmojë Kosovën në çdo hap, unë personalisht do të mundohem të flas me diplomatët dhe të gjithë që ata kanë ndikim që të ketë paqe”.

Fitore Pacolli, kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë – Estoni, tha se në këtë takim është përmendur bashkëpunimi në fushën e digjitalizimit dhe investimeve.

Deputetja Pacolli tha se në këtë takim është diskutuar edhe në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku sipas saj Kosova e ka mbështetjen e plotë të shtetit të Estonisë.

“Gjatë dy vjetëve të fundit ka pasur shkëmbime të shpeshta ndaj dy shteteve. Interesi mes dy shtete është shumë i madh që të vazhdojmë bashkëpunimin tutje dhe të bashkëpunojmë në fushat e digjitalizimit”.

“U përmend sulmi terrorist i cili u organizua më 24 shtator, këtu e kemi mbështetjen e fortë të Estonisë sa i përket luftë tonë për demokraci dhe për paqen në rajon po ashtu sa i përket edhe të drejtësi së Kosovës për të marrë pjesë në organizata ndërkombëtare si shtet më të drejta të plota, për të mos u bllokuar nga Serbia. Gjithashtu dhe mbështetje e pa rezervë të Estonisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sidomos edhe në anëtarësim në BE”, tha ajo.

(Kosova Sot Online )