Grenell: Unë jam personi i vetëm në botë që kam marrë 'Medalje Nderi' nga Kosova dhe Serbia

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 17:14
Grenell: Unë jam personi i vetëm në botë që kam marrë 'Medalje Nderi' nga Kosova dhe Serbia

Jam i vetmi person në botë që ka marrë medaljet më të lartë të 'Nderit' nga Kosova dhe Serbia, ka deklaruar ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Grenell ka rikujtuar medaljen që ka marrë nga Hashim Thaçi sa kishte qenë president para tre vitesh dhe medaljen që sot ia ka dhënë në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.

 “Sot, mund të them se tani jam i vetmi person në botë që kam marrë Medaljen më të lartë të Nderit nga Kosova (3 vjet më parë) dhe Serbia (sot)”, ka shkruar Grenell.

(Kosova Sot Online)