Gërvalla takohet me Torres: Nevojitet veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm

  • E.k /
  • 26 October 2023 - 07:50
Gërvalla takohet me Torres: Nevojitet veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me kongresmenin amerikan Ritchie Torres, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se nevojitet veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm

“Takim i shkëlqyer me Kongresmenin amerikan Ritchie Torres, një mbështetës i vendosur i Kosovës, u trajtuan zhvillimet rajonale, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.

(Kosova Sot Online)