Hykmete Bajrami vjen me pyetje: Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca?

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 18:00
Hykmete Bajrami vjen me pyetje: Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca?

Pasi ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë informacione për atë që po ndodh në Bruksel, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas asaj që pretendon Rama, kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për te ecur drejt gjetjes së një zgjidhjeje për themelimin e Asocacionint.

Bajrami ka pyetur Qeverinë se ku është transparenca, derisa duke ironizuar ka thënë se i kupton se iu duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar në Bruksel.

“Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca?

Po ju kuptojmë, duhet kreativitet tash me tregu çka keni pranu”


(Kosova Sot Online)