Ngjarje e trishtë: Vdes një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 09:09
Ngjarje e trishtë: Vdes një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Gjakovë, pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri në rrethana të panjohura, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se viktima ishte dërguar në QKUK, dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

“Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)