Deputetja britanike kërkon drejtësi: Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 10:10
Deputetja britanike kërkon drejtësi: Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka rikujtuar sot se janë bërë një muaj që kur Milan Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, mëngjithatë ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përcjell “ Kosova Sot Online”.

Kearns shkruan se po ashtu kanë kaluar një muaj dhe asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit.

Keras ka thënë se ka takuar familjen e Afrim Bunjakut, duke thënë se ata meritojnë drejtësi.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit. Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, shkruan Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

(Kosova Sot Online)