Gashi i LDK-së: Kurti e pranoi Asociacionin, duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 11:48
Gashi i LDK-së: Kurti e pranoi Asociacionin, duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të raportojë për atë çka ka ndodhur dje në Bruksel, përcjell "Kosova Sot Online".

“Me atë cka pamë dje, Kurti ka pranuar një draft të statutit të Asociacionit, të paktën kështu tha publikisht. S’po e gjykoj nëse është i mirë apo i keq, se nuk e di. Nuk e kam parë. Por, si ndodhi që diçka e papranueshme që janë humbur 10 vjet për të, tash të pranohet. Çka ndodhi me Asociacionin kundër të cilit u vranë njerëz në këtë vend?”.

“Kurti duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend. Para dhe pas bisedimeve. Sa takime janë mbajtur deri sot asnjë raportim”.

(Kosova Sot Online)