Humb jetën 24-vjeçarja në banjën e banesës ku jetonte

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 14:11
Humb jetën 24-vjeçarja në banjën e banesës ku jetonte

Një 24-vjeçare ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Selanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo u gjet e pajetë në banjën e banesës ku jetonte me partnerin e saj.

Autopsia ka vërtetuas se shkak i vdekjes ishte goditja nga rryma elektrike  teksa vajza po bënte dush.

Për momentin vërtetohet skenari i goditjes me rrymë, por raporti mjeko-ligjor ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të cilat priten analizat laboratorike.

(Kosova Sot Online)