Djali ushtroi dhunë fizike dhe e kërcënoi nënën e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 17:52
Djali ushtroi dhunë fizike dhe e kërcënoi nënën e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka kërcënuar dhe ka rrahur nënën e tij, përcvjell “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)