PDK: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare pa e caktuar datën për zgjedhje

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 13:27
PDK: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare pa e caktuar datën për zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri, ka deklaruar se marrëveshjet ndërkombëtare nuk do ti votojnë pa caktuar datë për zgjedhje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri kur është pyetur se pse nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, ka deklaruar se e kanë vetëm një kusht për këtë.

“Pozicioni është shumë i qartë vendi i jonë është ende në seksione nga BE-ja. E kemi ritheksuar me qindra herë i kemi votuar rreth 52 marrëveshje ndërkombëtare, janë rreth 860 milionë euro, këto janë borxhe për qytetarët, është rritur borxhin publik. Ne çka kërkojmë është që të i’a shkurtojmë jetën kësaj qeverie sa më parë, ne nuk do ti votojmë këto marrëveshje deri në ditët kur dakordohemi që e kemi daten për zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha tahiri në konference për media.

(Kosova Sot Online)