Vjosa Osmani: Von der Leyen ma prezantoi planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 14:43
Vjosa Osmani: Von der Leyen ma prezantoi planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kishin diskutuar kryesisht për planin e ri të rritjes për Ballkanin Europian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha në një konferencë të përbashkët për media se takimi i sotëm “u fokusua në planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja von der Leyen”, të cilin e quajti “hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët europian”.

“Ky plan parasheh mbështetjen e Bashkimit Europian nëpërmjet rritjes së asistencës financiare për reformat të cilat duhet të ndërmerren në procesin integrues”, tha presidentja.

(Kosova Sot Online)