Iu bastis banesa dje, Behrami i shkruan e-mail Speciales: Kur do t’ua ktheni iPad-at fëmijëve të mi

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 12:45
Iu bastis banesa dje, Behrami i shkruan e-mail Speciales: Kur do t’ua ktheni iPad-at fëmijëve të mi

Gjykata Speciale ka bastisur dje banesën e ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaci, Artan Behramit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Behrami ka treguar se i janë konfiskuar dy iPad’at e fëmijëve të tij.

Në e-mailin që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Behrami i ka pyetur se kur do t’u kthejnë iPad’at fëmijëve të tij.

Behrami ka shkruar se këta iPad fëmijëve të tij ju duheshin për praktikat ditore në shkollë.

“Dje, gjatë një aksioni të paprecedent për bastisje në banesën time, janë konfiskuar dy iPad’at e fëmijëve të mi, Teos (9), dhe Reit (7). Sot në mëngjes, Teo dhe Rei i kërkuan iPad’at e tyre, sepse iu duheshin për praktikat ditore në shkollë. Përmes këtij e-maili ju pyes: kur do t’ua ktheni iPad-at fëmijëve të mi”, ka shkruar Behrami.

(Kosova Sot Online)