Osmani i referohet si Asociacion e jo si “Neni 7”, thotë se draft-statuti duhet të shkojë në Kushtetuese

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 15:35
Osmani i referohet si Asociacion e jo si “Neni 7”, thotë se draft-statuti duhet të shkojë në Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidentja Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Presidentja përdori termin Asociacion, të cilin kryeministri Kurti e ka shmangur, duke iu referuar si “Neni 7” i marrëveshjes së fundit me Serbinë.

(Kosova Sot Online)