Raportohet se trupat izraelite po e rrethojnë Gazën në disa drejtime

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 17:26
Raportohet se trupat izraelite po e rrethojnë Gazën në disa drejtime

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka thënë se trupat po operojnë brenda qytetit të Gazës dhe po e rrethojnë atë nga disa drejtime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë nga një bazë e forcave ajrore, të raportuara nga Times of Israel, Gjenerali Herzi Halevi tha: “Ne kemi avancuar një tjetër fazë të rëndësishme në luftë. Forcat janë në zemër të Gazës veriore, duke operuar në qytetin e Gazës, duke e rrethuar atë dhe duke thelluar ofensivën [tokësore] dhe arritjet”.

Forcat izraelite “po luftojnë në një zonë urbane të dendur dhe komplekse, që kërkon luftim profesional dhe guxim”, tha ai, raporton The Guardian.

Ai shtoi se forcat e tij po luftojnë “në afërsi kundër një armiku mizor” dhe se forcat tokësore shoqërohen nga “inteligjencë të saktë, me zjarr nga ajri dhe deti”, duke shtuar: “Ky partneritet e bën luftën shumë më efektive”.


(Kosova Sot Online)