Musliu-Shoshi - Kurtit: Para se të raportosh për Zajednicën, duhet të kërkosh falje atyre që tI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 09:31
 Musliu-Shoshi - Kurtit: Para se të raportosh për Zajednicën, duhet të kërkosh falje atyre që tI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka dërguar një porosi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu-Shoshi kërkojë nga Kurti që para se të fillojë raportimin në Kuvend për takimet e fundit në Bruksel, të kërkojë falje. “E ke borxh me ju kërku falje të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra!”, ka shkruar deputetja.

Postimi i plotë:

Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra!

E mbi të gjitha borxh e ke me i kërku falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet!

Heret a vonë, gjynahet të zënë!

(Kosova Sot Online)