U raportua e zhdukur: Gruaja nga Drenasi paraqitet në stacionin e policisë, thotë se burri e kanosi dhe kishte kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 11:19
U raportua e zhdukur: Gruaja nga Drenasi paraqitet në stacionin e policisë, thotë se burri e kanosi dhe kishte kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast ku një grua nga Drenasi ditë më parë ishte raportuar e zhdukur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gruaja ishte raportuar e zhdukur, por me publikimit e fotografisë së saj është paraqitur në stacionin e Policisë në Ferizaj.

Në deklaratën që ka dhënë në Polici, ajo ka thënë se është larguar nga shtëpia pas një fjalosje me bashkëshortin e saj dhe se i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia.

“Gllogoc 24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe me datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë, viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj. Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie. Me kërkesën e viktimës , ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)