Krasniqi: Albin 10 vjet keni terrorizu, keni gjujt gaz e molotova, janë qorru policët

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 15:14
Krasniqi: Albin 10 vjet keni terrorizu, keni gjujt gaz e molotova, janë qorru policët

Kryeministrit Kurti për Asociacionin, i është përgjigjur ashpër lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“10 vjet e ke terrorizu një popull e një vend. Keni gjujt gaz e molotova në oborra, zolla kanë kërsit në këtë ndërtesë. Janë qorru policët e Kosovës, njerëzit kanë hupë jetë në kundërshtim të Zajednicës. Zotni, dil kallzona, pse e pranove, a ki naj zor, a ki naj problem, apo e kuptove që je kanë gabim, krejt bajnë gabime”, tha ai.

Krasniqi, ia përmendi Kurtit edhe Thaçin e Rugovën.

“Mos u muno me shit sapun për bukë, me kallzu qysh ti ke arrit Asociacion ma të mirë.  Kompleksin e madhështisë për të cilin ke vujt prej që të njoh, ata sun ta hek kërkush, aq ma pak na. Vlerësojë qysh ka me të vlerësu historia e popullit ton. E di që ki qejf me kanë lider i këtij populli, ti ki qejf me kanë te Llozha e parë me Ibragim Rugovën e Hashim Thaçin. Thaçi e ka udhëheq luftën guerile e e ka shpall pavarësinë, Rugova ka mbajtur anën perëndimore dhe i dha Kosovës anën e frymën e saj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)