Hovenier: Sanksionimi i Nexhat Krasniqit tregon sa seriozisht i marrim çështjet e korrupsionit

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 17:36
Hovenier: Sanksionimi i Nexhat Krasniqit tregon sa seriozisht i marrim çështjet e korrupsionit

Pasi vendi i tij ka sanksionuar ish- zyrtarin e Prokurimit të Ministrisë së Tregëtisë Nexhat Krasniqin, ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se ky njoftim nga Amerika tregon se sa me seriozitet e trajtojnë çështjen e korrupsionit.

“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit’ ka shkruar Hovenier.


(Kosova Sot Online)