Petkoviç thotë se 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur dje në Kosovë

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 10:38
Petkoviç thotë se 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur dje në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ka publikuar fotografi të tre kamionëve me barna që janë futur në Republikën e Kosovës mbrëmë e të cilat do të shpërndahen në institucionet shëndetësore në zonat e banuara me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai pretendon se kjo gjë “u arrit për shkak të një lufte intensive diplomatike të Beogradit”.

“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka shkruar Petkoviç.

(Kosova Sot Online)