Tahiri: Raportimi i djeshëm i kryeministrit për takimin e Brukselit ishte ikja më spektakulare e Albinit

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 13:09
Tahiri: Raportimi i djeshëm i kryeministrit për takimin e Brukselit ishte ikja më spektakulare e Albinit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas raportimit të djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Kuvend lidhur me dialogun dhe zotimit të tij për formim të asociacionit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri shtoi se qytetarët ende presin përgjigje nga Kurti se çka do të fitojë Kosova nga kjo çasje e qeverisë në dialog, kur do të largohen sanksionet dhe se si do të bëhet asociacioni.

Postimi i plotë:

Raportimi i djeshëm i kryeministrit për takimin e Brukselit ishte ikja më spektakulare e Albinit nga përgjegjësia dhe dështimi i tij dyvjeçar në dialog. Ai foli për Shkup e Shkodër, veç për temën që ishte thirrur nuk u përgjigj. Në fakt seanca e djeshme u kthye në një takim politik elektoral të VV-së.

Qytetarët vazhdojnë të presin përgjigje për:

1. Çka do të fitojë Kosova nga kjo çasje e qeverisë në dialog dhe a do të bëhet dhe si do të bëhet Asociacioni?

2. Kur do të largohen sanksionet?

3. Cila është perspektiva e vendit për anëtarësim të shpejtë në NATO?

(Kosova Sot Online)