Policëve do t’u ofrohen shërbime mjekësore me prioritet dhe pa pagesë në ShSKUK

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 17:35
Policëve do t’u ofrohen shërbime mjekësore me prioritet dhe pa pagesë në ShSKUK

Sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorit të ShSKUK-së Elvir Azizi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, përmes së cilës personelit policorë dhe rekrutëve do të iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK dhe në të gjitha Spitalet Rajonale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë marrëveshje që ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policorë i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale etj.

(Kosova Sot Online)